Kinema “Jusuf Gërvalla”

Kinema “Jusuf Gërvalla”

Kinema “Jusuf Gërvalla”
Kinema Jusuf Gërvalla,u ndërtua në vitin 1955 me paratë e Unionit të Punëtorëve. Në atë kohë, kinemaja quhej ‘Kino Rad’ (‘Kinemaja e Punëtorëve’). Qëllimi i saj ishte të ofronte një hapësirë kulturore në qytetin e Pejës. Gjatë periudhës 1955-1998, ajo shërbeu si qendër e aktiviteteve të përbashkëta kulturore për banorët e Pejës. Kinemaja u mbyll kur filloi lufta në vitin 1998 dhe u dëmtua rëndë në vitet që vijuan. Në vitin 2000, ndërtesa u renovua dhe u rindërtua pjesërisht. Në vitin 2001, kinemaja u hap përsëri dhe emri iu ndryshua në ‘Kinemaja Jusuf Gërvalla’ në vitin 2002. Në vitin 2016, me një vendim të komunës, kinemaja me të gjitha asetet e saj iu dha organizatës joqeveritare Anibar, e cila ka organizuar Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit Anibar në kinema që nga viti 2010.

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.