Reth nesh

Mirë se vini në Archisphera – porta juaj dixhitale e trashëgimisë së pasur të Kosovës!

Kjo platformë është një pellg i dokumenteve të dixhitalizuara të trashëgimisë së ndërtuar, duke përfshirë plane arkitekturore, modele 3D, fotografi, harta, informacione historike dhe të dhëna të tjera përkatëse. Ju mund të analizoni dhe të fitoni njohuri më të thella mbi monumentet, kulturën dhe historitë që ato përfaqësojnë.

Misioni ynë​

Misioni ynë është të dokumentojmë dhe ruajmë me kujdes vendet arkitekturore, ndërtimore, kulturore dhe industriale të shpërndara në të gjithë rajonin.

Platforma inkurajon pjesëmarrjen aktive të të gjithë palëve të interesuara, qoftë studentë, organizata, institucione qeveritare apo individë të interesuar. Ajo pret të gjitha projektet të cilat janë të kryera nga ekspertët.

Ja se si mund të bëheni pjesë e Archisphera: Krijoni plane të detajuara arkitekturore dhe modele të vendeve të trashëgimisë në Kosovë dhe dërgoni ato në contact@archisphera.com për verifikim. Pas verifikimit të suksesshëm, projektet tuaja do të publikohen në këtë platformë që të gjithë të kenë akses dhe të eksplorojnë në internet.

Projekti i implementuar nga Archisphera “Open data për dokumentim të Trashëgimisë Arkitekturore, Kulturore dhe Industriale” është pjesë e grantit financiar nga projekti “Trashëgimia Kulturore si nxitëse e dialogut ndërmjet komuniteteve dhe kohezioni social” që financohet nga Shërbimi për instrumentet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Archisphera dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe te partnerit implementues Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

 

Projektet tona

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.